Sulmuesi I Luftëtarit Vasil Shkurtaj mund të largohet vetëm jashtë kampionatit shqiptar dhe në periudhën e merkatos së janarit. Futbollisti që kërkohet nga disa ekipe në Kategorinë Superiore, duke përfshirë Kukësin, Tiranën dhe Laçin do të qëndrojë deri në përfundim të këtij sezoni dhe më pas do të shqyrtohen vetëm oferta nga klubet e huaja.
Lajmin e konfirmon “RTSH Sport” pasi ka komunikuar me drejtuesit e Luftëtarit. Ata synojnë të arkëtojnë një shifër më të madhe të ardhurash nga shitja në tregun e huaj të Shkurtajt.
Gjasat janë të pakta që ai të shitet në janar duke parë se interesimi i klubeve në raport me sezonin veror është më i ulët, por te Luftëtari e kanë të qartë se u nevojiten golat e çmuar të Shkurtajt dhe pastaj “kartoni” i tij.
Ai do të bëhej lojtari i dytë i Luftëtarit që shitet në tregun e huaj pas sulmuesit Kristal Abazaj.