Majkëll Ngo dënohet sërish nga stafi drejtues i Tiranës. Pasi u rikthye në skuadër sulmuesi u aktivizua në miqësoren që bardheblutë luajtën ndaj Korabit. Anglezi është lënë sërish jasht skuadrës për arsye se ditën e premte Ngo dhe Gentian Muça u bënë protagonistë të një debati, që për pak sa nuk përfundoi në konfrontim fizik nëse nuk do të ndërhynin pjesa tjetër e skuadrës.
Shkak u bë një penallti në miqësoren ndaj Korabit që të dy lojtarët dëshironin ta egzekutonin, por që ishte anglezi ai që e mori përsipër penalltin dhe e humbi. Majkëll Ngo u rikthyer në stërvitje me skuadrën pas 21 ditësh, por tashmë është dënuar sërish duke mos marrë pjesen në stërvitjen e skuadrës.