Ardian Mema pas fitores së Tiranës, ndaj Flamurtarit, me rezultatin 1-0, ka folur për mikrofonin e Supersportit. Me një gëzim që nuk mund ta fshihte, ai ka folur për fitoren dhe merkaton.
Ai ka thënë: “Mendoj që ka qenë një lojë e mirë. Ekipi reagoi shume mirë në pjesën e dytë. Ishte një fitore ndaj kundërshtarit të fortë. Unë kam qenë shumë i sigurtë, Hoxhallari ka qenë shumë i mirë në qendrën e mbrojtjes, por ka pasur dhe problemet e veta. Nuk kishim cfarë të humbnim më dhe sulmuam . Kisha bërë llogaritë që të dilnim me një trepikësh. Në Shqipëri kush është më në formë, më taktik dhe më mirë fizikisht, me doemos do të fitojë, do jetë më mirë.
Të them të drejtën, është nivel parashikimi futbolli. Të them të drejtën kam qenë i kushtëzuar, sepse Imami s’ka luajtur kurrë në qendër. Ekipi duhej që doemos të fitonte. S’kemi bërë një lojë kush e di se çfarë, por u kërkua porta. Mua më pëlqenë loja sulmuese, kjo ështe e meta ime ama. Kjo dha frytet e veta sot.
Të them të drejtën kemi bërë dy ndryshime. Mendova që ta bëja, sot doli mirë. Ky ekipi ka nevojë për ndërhyrje për merkato. Unë kam parë rreth 10 ose 15 futbollista, por po i vëzhgojmë. Duhet të shohim si sillet ai, të gjitha parametrat, pastaj do vendosim. Kemi parë më shumë jashtë, por kemi parë dhe brenda vendit.
Të them të drejtën, lojtarët që bëjnë diferencën, duhet të zgjedhim lojtar më të mirë se këta që janë. Nëse nuk bën diferencën, nuk do e marrë në ekip, jam kategorik për këtë gjë, jam i mbyllur. Tirana nuk ka listë për të larguar lojtarët, por nuk mund të japë një përgjigje fikse.
Një ekip duhet të ketë konkurencë brenda grupit, Nuk mund të sigurojë dikush një vend pa e provuar. Lojtarët duhet të bëjnë përpjekje që të jetë titullarë”.