Fitorja e Tiranës me rezultatin 3-2 kundër Pogradecit, siguroi matematikisht ngjitjen në Superiore të 24-herë kampionëve të Shqipërisë. Sigurisht, festë nuk mund të kishte pasi “stofi” i bardhebluve është luftojë gjithmonë për trofeun e elitës.
Me grupin aktual që kanë në Superiore nuk mund të pretendohet trofeu madhor, ndaj tashmë drejtuesit kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën. Ende nuk është hapur merkato e verës, megjithatë te 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë nisur të “piketojnë”.
Emra nuk bëhen momentalisht të ditur, por ndërhyrje pritet të ketë reparti i mbrojtjes dhe ai i mesfushës. Ndërkohë lojtarët aktualë do të rinovojnë, duke filluar nga i shumëpërfoluri Hoxhallari e deri te Michael Ngoo që është pjesë e projektit për edicionin e ardhshëm.