Tirana po bën gati festën për ngjitjen në Superligë dhe gjithçka mund të zyrtarizohet këtë javë në ndeshjen kundër Pogradecit. Bardhebluve iu nevojitet vetëm një pikë për të siguruar çdo gjë matematikisht dhe ndeshja ndaj liqenorëve duket se do i vëjë vulën një sezoni të pazakontë për 24 herë kampionët e vendit.
Për ndeshjen që do luhet në ‘Selman Stërmasi’ duket se do ketë edhe ndryshime në formacion. Albi Doka pas kalimit të dëmtimit pritet të jetë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Cake, Turtulli dhe Hoxhallari pritet të bëjnë repartin e prapavijës. Ndërsa në sulm pritet edhe njëherë të luajë 17-vjeçari, Ernest Muçi.