Tirana ka arritur të fitojë në transfertë kundër Pogradecit me rezultatin 3-0. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Ze Maria kanë bërë një paraqitje të mirë, duke realizuar një herë me Sentamu në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan Ngoo dhe sërish Sentamu.
Një dominim total i bardhebluve, të cilët pas këtij takimi ngjiten në kuotën e 6 pikëve. Pas fitores 1-0 kundër Ilirisë, trajneri Ze Maria duket se ka nisur të rrisë “marshat” duke fituar sot me 3 gola diferencë.