Nesër, Tirana do të luajë kundër Ilirisë, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë do të udhëtojnë drejt Fush-Krujës për t’u përballur në stadiumin “Redi Maloku”.
Përmes një postimi në kanalin zyrtar, klubi bardheblu ka bërë me dije axhendën e sfidës. Ashtu siç kishte lajmëruar edhe FSHF-ja, sfida mes Ilirisë dhe Tiranës do të luhet në orën 16:00.
“Ndeshja e parë për Kupën e Shqipërisë, nesër në orën 16:00 KF Iiria – KF Tirana në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë Krujë #forcatirona”, shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës.