Tirana pasi është shpallur fituese e grupit B në Kategorinë e Parë do tentojë edhe trofeun e madh të këtij sezoni në këtë kategori ku do luajë përballë Kastriotit që nga ana e vet fitoi grupin A. Për këtë finale 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë vijuar përgatitjet dhe projketimet e formacionit që do e nisë nga minuta e parë kundër krutanëve.
Trajneri Ze Maria do i besojë pikërisht atyre lojtarëve që mbajtën peshën kryesore të ekipit përgjatë gjithë këtij sezoni. Kështu nga minuta e parë pritet ta nisë Lika, Kërcciku, Cake, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Daja, Karabeci, Maveje, Halili, Greca, Sentamu.