Një tifoz ka pësuar atak kardiak, gjatë ndeshjes së djeshme mes Leganes dhe Getafes, në kampionatin spanjoll. Fansi i ekipit të Leganes-it, në minutë e 24-të, të ndeshjes nuk është ndierë mirë dhe menjëherë stafi mjekësor i të dy ekipeve ka shkuar tek tifozi, për të dhënë ndihmën e parë.
Ndërkohë mediat spanjolle bëjnë të ditur, se ai është shoqëruar në spitalin më të afërt, në mënyrë urgjente. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por është në një gjendje shumë të keqe shëndetsore.