Zlatan Ibrahimoviç njihet nga të gjithë si i “çemendur” kur bëhet fjalë për veprimet dhe sjelljet e tij në momente të caktuara brenda dhe jashtë fushës së blertë. Së fundmi, Ibra i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe këtu flasim për dhënien e një autografi në mënyrë jo normale ose më saktë jo siç jemi mësuar të shohim, në bluzë apo në një letër.
Ibra ka vendosur të suprizojë një prej tifozëve që i ka kërkuar një autograf, duke firmosur këtë të fundit në ballin e tij. Kaq është dashur dhe video-ja është bërë virale në rrjetet sociale duke marrë me qindra Share dhe Likë pa fund.
Zlatan signed this kid’s face. #Zlatan500 pic.twitter.com/yn3jgaDhCX
— Adam Serrano (@AdamSerrano) September 16, 2018