Humbja ndaj Skënderbeut që ishte në të njëjtën kohë dhe ndeshja që eleminojë vlonjatët nga Kupa e Shqipërisë, nuk ëshë pritur aspak mirë nga tifozët vendas, për vetë faktin që skudra e drejtuar deri para dy ditësh nga Shpëtim Duro, kishte objektiva të mëdha në fillim të kampionatit, ndërkohë që së fundmi rrezikon ta mbyllë këtë sezon pa asgjë.
Ky “dështim” ka çuar në revoltimin e tifozëve, të cilët edhe gjatë ndeshjes, por edhe jashtë stadiumit, nuk kanë nguruar të thonë disa fjalë për skuadrën e tyre në formë pakënaqësie për eleminimin nga Kupa.
“Çar të thuash më parë për Flamurtarin, një dështim i madh. Mirë në kampionat që e ndritët, por as në Kupë nuk e mbajtët do ndeshjen”. “Kush ka pak sedër, të iki me vrap, na turpëruat”. Tani merrni valixhet ashtu siç jeni dhe ikni andej nga keni ardhur, nuk i duheni më Flamurtarit”, kanë qenë disa nga komentet e tifozëve pas dështimit që Flamurtari pësoi në shtëpi ndaj Skënderbeut dy ditë më parë në ndeshjen e Kupës.