Elseid Hysaj me Napolin dhe Taulant Xhaka me Bazelin ishin dy “ambasadorët” kuqezi në mbrëmjen e sotme të Champions League.
Asnjë prej tyre nuk mundi të fitonte. Për rastësi, si Napoli kundër Dinamo Kiev dhe Bazeli ndaj Ludogorets barazuan 0-0.
Hysaj u aktivizua 90 minuta dhe u vlerësua me notën 6, relativisht e lartë, ndërsa shkodrani bëri një paraqitje shumë pozitive. Por, për t’u veçuar është fakti se lojtarët e Napolit u vërshëllyen masivisht nga tifozëve e tyre pas sfidës.
Ndërkohë, Taulant Xhaka u vlerësua me notën 6.5 ndonëse u zëvendësua në minutën e 63-të.