Dje, Shqipëria u mposht me rezultatin 0-2 nga Turqia, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Pas golit të dytë të turqve në minutën e 55-të të sfidës, tifozët tanë nuk u përmbajtën aspak, përkundrazi nisën të hidhnin sende të forta në fushë.
Me siguri që delegati i takimit ka mbajtur shënim gjithçka dhe në ndeshjen e ardhshme të Kombëtares sonë, mund të penalizohemi rëndë.
Kësisoj, në 11 qershor, është planifikuar që të zhvillohet takimi mes Shqipërisë dhe Moldavisë, ndeshje që do të inaguronte edhe “Arenën Kombëtare”. Por, nëse dënohemi, me siguri që ajo sfidë do të zhvendoset të luhet në një tjetër stadium.