Vendime të çuditshme janë cilësuar nga mediat në Kosovë, ato të marra së fundmi nga Komisioni i Disiplinës.
Një cilësim i tillë ka ardhur pas vendimit që Disiplina e FFK-së ka marrë duke dënuar me vetëm një ndeshje pa tifozë skuadrën e Llapit, fansat e të cilës në sfidën e fundit sulmuan gjyqtarin duke i shkaktuar dëmtime serioze në këmbë. Dhe me këtë incident, FFK është treguar mjaft bujare me ekipin e Llapit.
Prishtina dhe i Liria, gjithashtu janë dënuar me nga 800 euro gjobë për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve, të cilët në të dy rastet, kanë qenë protagonistë në hedhjen e sendeve të forta brenda fushës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike.