Dje, Skënderbeu luajti kundër Teutës, ndeshje që e fitoi me rezultatin 1-0. Kampionët e Shqipërisë bënë gjithçka mirë në stadiumin “Niko Dovana” duke marrë 3 pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion. Trajneri Ilir Daja përgjatë gjithë 90 minutave qëndroi në këmbë duke dhënë udhëzime për lojtarët e tij.
Një nga futbollistët më në formë të Skënderbeut ishte Kristi Vangjeli. Korçari në krahun e djathtë të mbrojtjes ishte i pakalueshëm, por edhe mjaft aktiv në aksionet sulmuese. Për këtë tifozët durrsakë ngacmuan trajnerin bardhekuq, Ilir Dajën duke i thënë: “O Daje jepi ndonjë kërnackë Vangjelit se u tërbua”.
Kujtojmë që kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 33-të të Superiore. Ndërkohë tre javë nga fundi ende nuk dihet se cila skuadër do të shpallet kampione e Shqipërisë.