Ende nuk është bërë zyrtare, por Edoardo Reja pritet të emërohet në krye të pankinës kuqezi. Pas shkarkimit të trajnerit, Christian Panuçi, Newsport.al bëri një sondazh duke renditur disa emra si më të përshtatshmit për të drejtuar përfaqësuesen sonë. Ndjekësit dhe tifozët e Kombëtares zgjodhën të preferuarin e tyre.
Siç duket nga votimet ata janë shfaqur kundër idesë për të sjellë në krye të pankinës sonë një “timonier” të huaj. Përqindjen më të madhe të votave e ka marrë Besnik Hasi, i pasuar nga De Biasi në vend të dytë dhe Cana në të tretin. Më poshtë njihuni me sondazhin e bërë nga redaksia jonë dhe numrin përkatës të votave të marrë nga secili trajner.