Skënderbeu ka vuajtur dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i hequr mundësinë tifozëve për të ndjekur ndeshjen ndaj Korabit. Pas këtij vendimi, tifozët kanë sulmuar jo vetëm lojtarët, por edhe trajnerin Agostineli në rrjetin social “Facebook”.
Komentet e shumta shprehnin hapur pakënaqësinë që ka sjellë loja e zhvilluar në fushë nga ekipi i tyre.
Komentet në “Facebook” kanë qenë kritika të drejtpërdrejta, aq sa është kërkuar dhe largimi me ngulm i Agostinelit.