Dje, Real Madridi ka mundur me rezultatin e thellë 3-0 Juventusin në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Sigurisht, vendimtar ishte “ylli” i madrilenëve, Cristiano Ronaldo i cili me dy golat e shënuar mbrëmjen e djeshme shuar në farë mënyre ëndrrën e “Zonjës së Vjetër” për të shkuar më tej.
Një moment i veçantë në këtë takim ishte duartrokitja që tifozët juventinë i dhanë CR7-së pas supergolit të dytë. Ky moment special nuk ka kaluar pa u komentuar nga Ronaldo i cili ka folur me superlativa për këtë tifozeri speciale.
‘”Ka qenë një moment i mrekullueshëm të pranoj duartrokitje nga stadiumi i Juventusit. Jam shumë i lumtur dhe i falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit, nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierën time”, është shprehur Cristiano pas përfundimit të takimit.