Pas huazimit te Hull City, Andrea Ranocchia është kthyer tek Interi.
Ish-kapiteni i zikaltërve ka përjetuar një moment aspak të lehtë, teksa gjatë seancës stërvitore është ofenduar nga disa tifozë të Interit.
Një prej tyre është dëgjuar nga trajneri Luciano Spalletti, i cili është tërbuar teksa pa se tifozët po ofendonin futbollistin e tij.
Trajneri i Interit, siç shihet edhe në videon e postuar nga “Corriere dello Sport” i është drejtuar tifozit: “Nëse vjen këtu të bësh si idiot, mund të qërrohesh më mirë”, ndërsa fansi që ofendoi Ranoçhian iu kthye: “E dashurojmë shumë Interin, mister”.
Por, Spalletti sërish nuk qëndroi pa folur dhe pa iu kundërpërgjigjur: “E kuptova, por mos na çaj tra**n”./ NEWSPORT.AL
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.