Tifozët e Korabit janë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të skuadrës së zemrës. Pikërisht në këtë takim, ultrasit dibranë kanë zgjedhur të shpalosin një pankartë kundrejt FSHF-së, ku kërkojnë mbajtjen e premtimeve të bëra për stadiumin.
“Na premtove stadium të ri FSHF. Nuk je parti”, shkruhej në pankartën e tifozëve të pranishëm në shkallët e “Selman Stërmasit”.