Skuadra e Teutës në një njoftim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se në datën 17 korrik do të nisën drejt Ohqrit, për të vijuar me seancën stërvitore, ashtu sikurse Partizani.
Deri më tani Teuta nuk ka bërë ndonjë ndeshje miqësore, përveçse me skuadrën e moshave U 19, ku fituan me rezultatin e thellë 4-0.
Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të akomodohet në “Hotel Belvedere”, ku do të fillojnë edhe përgatitjet për Kategorinë Superiore 2018-2019-të, pasi sezoni do të jetë shumë i gjatë.