Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi është shprehur për ‘Supersport’ pas fitores 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut se skuadra luajti më mirë, por në pjesën e dytë tekniku ka thënë e ishte më e mirë, sepse ekipi tregoi ‘shpirtin e garës’.
“Mendoj se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, por më shumë më pëlqen pjesa e dytë, për shpirtin e garës së treguar. Të mbash rezultatin ne ndeshjes 1-0 për kaq shumë minuta nuk është aspak e lehtë. Ishte edhe meritë e Skënderbeut që të luanim ashtu në pjesën e dytë. Kur ekipi ka besim ka arritur pikën maksimale. Latif ka patur probleme me kaviljen dhe prandaj nuk e zgjodha që ta nisja me të, për të mos rrezikuar. Për muna Skënderbeu është ekipi më i mirë, dhe ke kënqaësi kur mund ekipe më të mira. E hoqa Kallakun se duhet t’i jepja më shumë shpejtësi lojës. Kallaku ka bërë një ndeshje shumë të mirë për aq sa luajti. Pas ndeshjes me Partizanin do të themi se për çfarë jemi të aftë, por më shumë kjo do të shihet kur të përfundojë faza e dytë”, është shprehur Shkëmbi.