Pas fitores së pabesueshme ndaj Laçit ditën e djeshme, trajneri Bledi Shkëmbi ka marrë dy lajme të mrekullueshme. Mesfushori Lancinet Sidibe dhe mbrojtësi Esin Hakaj janë gati për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit. Stafi teknik ka arritur të rikuperojë në momentin e duhur dy titullarët, të cilët munguan në sfidën me Laçin në “Elbasan Arena”.
Teuta mori një fitore të madhe, pasi i prishi serinë e pathyeshmërisë Laçit dhe mori për herë të parë në këtë sezon një fitore jashtë shtëpisë.
Skuadrat do të takohen për herë të dytë këtë sezon të shtunën e ardhshme në orën 17:00.