Teuta u shfaq agresive në ndeshjen e parë të këtij sezoni përballë Flamurtarit. E vetmja gjë që i mungoi paraqitjes pozitive të bregdetarëve ishte goli, që nuk erdhi në asnjë nga aksionet e organizuara.
Durrsakët janë kthyer dje në fushë për ndeshjen e së premtes me Tiranën. Tekniku Shkëmbi ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen bërë si dhe nuk u ka tërhequr vërejtje për faktin që nuk shfrytëzuan rastet mira për të shënuar dhe për të fituar.
Në lidhje me ndeshjen e radhës, ish-futbollisti i Skënderbeut u ka kërkuar lojtarëve të shënojnë me patjetër pasi synon të marrë më të mirën ndaj bardhebluve. Tashmë Shkëmbi do të ketë në dispozicion për takimin e rëndësishëm. Mesfushorët Jurgen Peqini dhe Sherif Kallaku janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për skuadrën që në takimin e ardhshëm.