TEUTA-TIRANA 2-1
(Bicaj 71′,72’/ Shkalla ag 28′)
Stadiumi “Tofik Jashari”
Ora 14:00
Tirana: Lika, Hoxhallari, Atinga, Doka, Imami, Hasani, Karabeci, Daja, Cobbinah, Greca dhe Sentamu. Tr.Ardian Mema.
Teuta: Hidi, Beqja, Shkalla, Bicaj, Gjeorgjevski, Avdyli, Osmani, Sidibe, Kallaku, Latif, Progni. Tr. Bledis Shkëmbi.
Komenti minutë pas minute:
1′- Fillon takimi. Tirana shkelmon topin e parë.
3′- Largohen ultasit e Tiranës “Fanatics”.
5′- Vjen tentativa e parë gol. Sidibe gjuan direkt, por pa shënjestër.
7′- Faull për Tiranën. E fiton Cobbinah.
7′- Tirana provon të nisë një aksion. Anësori akordon pozicion jashtë loje.
10′- Greca kapet në pozicion jashtë loje. Topi për Teutën.
13′- Krosim në zonën e Tiranës. Lika del dhe përplaset me Bicajn.
14′- Goditje këndi për Teutën. Progni gjuan, por bën goditje të dobët.
16′- Zbritje perfekte e Grecas. Kalon topin mbi Hidin, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
17′- Përgjigjet Teuta. Porgni gjuan fortë, Lika del, por Latif nuk ka saktësi.
21′- Provon Imami. Mbrojtësi bardheblu godet nga jashtë zone, por Hidi është në pozicion.
26′- Kundësulm i Tiranës. Cobbinah pason nga e majta. Topi i bllokuar merret nga Hasani, po e fluturon jashtë.
28′-Shënon Tirana. Hasani kroson nga këndi, topi godet shtyllën, por Kallaku e shtyn gabimisht.
38′-Greca merr përsipër kundërsulm nga krahu i majtë, por nuk kuptohet nge Sentamu.
39′- Sentamu shmanget mirë brenda zonës, gjuajtja kalon fare afër me shtyllën.
42′- Rrëzohet Hasani, por arbitri vazhdon lojën.
45′- Mbyllen 45 minuta e rregullta. Akordohen 3 minuta shtesë.
45’+2 – Kombinim perfekt. Daja del përballë Hidi, por veterani ndalon saktë goditjen.
45’+3 – Mbyllet pjesa e parë. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes.
46′- Startojnë 45 minutat e dyta. Shkëmbi hedh në fushë Camaran në vend të Avdylit.
57′- Kalojnë 10 minuta. Tefik Osmani tërhiqet në prapavijë.
58′- Faull për Teutën. Krosim në zonë. Ilion Lika kontrollon pa probleme.
59′- Ndalet ndeshja. Greca shtrihet në fushë. Stafi mjekësor hyn për ndihmë.
63′- Hasani depërton nga krahu, por pengohet dhe fiton faull.
64′-Greca provon një goditje befasuese. Topin prek rrjetë e jashtme të Hidit.
65′- Bicaj me Sidiben provojnë me krosime të shpejta. Topi i afrikanit nuk arrihet nga shokët e skuadrës.
68′- Aksion i Tiranës. Sentamu gjuan totalisht gabim, por ka pozicion të parregullt.
71′ dhe 72′- Gol Teuta. Bicaj realizon dopietë brenda një minute.
Goli i parë
Goli i dytë
81′- Hasani provon të shënojër, por nuk Hidi e kontrollon lehtësisht.
83′-Tirana i afrohet barazimit. Sentamu nuk ka shënjestër.
85′- Faull për Tiranën.
87′- Hidi bën heroin. Largon barazimin e Tiranës me një super pritje.
90’+ 4 Mbyllet takimi në Shijak. Teuta merr një fitore të madhe dhe i afrohet Kukësit me 1 pikë, Tirana kthehet duarbosh në shtëpi.