Teuta është pranë realizimit të një tjetër transferimi. Një tjetër futbollist i Flamurtarit pritet të bëhet pjesë e “Djemve të Detit”. Bëhet fjalë për mesfushorin Lancinet Sidibe. Guineasi ka zhilluar gati një sezon të plotë me kuqezinjtë duke u aktivizar në 40 takime. Dje ai ka qenë tribunë për të ndjekur Teutën në testin e parë miqësor me U-19 e tyre.
Ai ndjek hapat e shokut të Sekou Kamara që dje u zyrtarizua si futbollist i ekipit bregdetar. Ndërkohë për portën mendohet të sillet dinamoviti Endri Saraçi.