Teuta po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin shqiptar. Durrsakët janë në vendin e 4-të, me 29 pikë, 1 më pak se vendi i tretë. Me një postim në rrjetin social “Facebook”, klubi ka lajmëruar sfidën e rradhës me Kastriotin.
Teuta e sheh këtë ndeshje me krutanët si një mundësi për të vazhduar ecurinë pozitive, që po kalon në kampionat. Ky takim do të luhet në trasnfertën e stadiumit “Redi Maloku”, të dielën, në orën 14:00.