Kamza-Teuta 1-3 (FT)
(Bonani 18’/ Latif 77′, Progni 83′, Beqja 86′)
Stadiumi “Kamza”
Ora 14:00
Përmbledhje: Teuta ka marrë një tjetër fitore të çmendur. Durrsakët përmbysën golin e Kamzës, duke shënuar brenda 6 minutave 3 gola. Skuadra e Bledi Shkëmbit u tregua vrastare në fundin e ndeshjes duke hipotekuar një tjetër fitore që e afron me një pikë me Laçin e vendit të tretë.
Ndërsa Kamza nga ana tjetër po përgatitet për mbijetesën, pasi rezultati në fjalë nuk e nxjerr nga kriza skuadrën. Ndërkohë në pikëpyetje është e ardhmja e teknikut Klodian Duro.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Zisi, Fukui, Peçi, Roloviç Trajner: Klodian Duro
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Shkalla, Beqja, Osmani, Progni, Sidibe, Kallaku, Avdyli, Latif Trajner: Bledi Shkëmbi