Teuta e sezonit të ri po merr formën përfundimtare. Java ka qenë intenstive në merkato për durrsakët që kanë siguruar 4 emra: Isli Hidi, Ardit Deliu, Jurgen Voglin dhe Boubacar Traore. Mbrojtësi Sodiq Atanda pritet të jetë goditja tjetër në merkato për “Djemtë e Detit”.
Nëse shihet përbërja e re ekipit formacioni për sezonin e ri nis nga portieri veteran Isli Hidi që ka mbështetjen e mbrojtjes me Shkallën, Voglin, Hakajn, Ndrecën, Gjorgjevski. Mesfusha do të komandojë lojën e durrsakëve ku tekniku ka 7 alternativa me: Camaran, Gashin, Beqjan, Avdylin, Lajthia, Krujën dhe Vilan. Sulmi ka tre alternativa Latif, Traoren dhe Peqinin. Drejtuesit e Teutës kanë në plan dhe afrime të tjera.
Skema kryesore e ekipit ështtë 4-3-1-2.