Skuadra e Teutës këto ditë ka patur largime të lojtarëve të ndryshëm, por merkatoja sapo ka filluar dhe durrsakët këtë e vërtetuan ditën e sotme. Me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi, drejtuesit e klubit kanë sjellë në ekip lojtarë shumë të talentuar.
Sot janë prezantuar 3. Bëhet fjalë për Sherif Kallaku, Florent Avdyli, dhe Roni Gashin.
Sherif Kallaku është lojtar i Kombëtares dhe në të njëjtën kohë këtë sezon ka luajtur me skuadrën e Laçit, duke bërë një paraqitj shumë të mirë. 20 vjeçari nga Fushë-Kruja ka bindur drejtuesit e skuadrës për ta mërrë në ekip.
Ndërsa përsa i përket lojtarëve Florent Avdyli dhe Roni Gashi, që të dy janë aktvizuar me skuadrën e Lirisë së Prizërenit, ku trajneri ishte Bledi Shkëmbi.
Merkatoja sapo ka filluar dhe në ditët në vijim priten ende afrime të tjera për durrsakët.