Teuta do presë ditën e dielë në shtëpi ekipin e Kamzes. Një ndeshje direkte për mbijetesën mes dy skuadrave që ndahen nga 4 pikë në tabelën e renditjes. Durrsakët kërkojnë reagimin pas humbjes në Vlorë ndërsa kamzalinjtë të mos ndalen në rezultatet pozitive pas fitores kundër Lushnjes. Barazimi vlen pak për durrsakët dhe në këtë mënyrë do luhet për fitore.
‘Djemtë e detit’ synojnë të bëjnë të njëjtë paraqitje si me Vllazninë ku fituan 2-0 brenda në shtëpi. Një fitore do rriste shumë shpresat për mbijetesë dhe do vinte shumë në presion ekipin e Kamzes. Tashmë duhet të presim deri ditën e dielë për të parë një ‘finale’ mbijetese mes dy skuadrave në ‘Niko Dovana’.