Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi ka tronditur klubin vlonjat me vendimin e fundit për të pezulluar aktivitetin e të gjithë akademisë në qytetin bregdetar.
Në këtë mënyrë të gjitha ekipet zinxhirë nuk do të zhvillojnë stërvitje në ditët në vijim deri në një vendim të dytë, ndërkohë që trajnerët e tyre janë të pezulluar. Shkak për këtë vendim të Idrizit është bërë pakënaqësia e tij në lidhje me punën e tyre në evidentimin e talenteve për ekipin e parë, që kanë qenë me pikatore në sezonet e fundit.
Kjo lëvizje vjen në vazhdën e një ristrukturimi të plotë të klubit, ku në ditët në vijim pritet të ketë dhe lëvizje të tjera në postet drejtuese të Flamurtarit.