Dje u fol për arritjen e marrëveshjes mes trajnerit Julen Lopetegu dhe Real Madridit, ndërkohë që ky i fundit është në krye të Kombëtares së Spanjës. Sapo federata ka marrë vesh këtë lëvizje, ka lajmëruarpër një mbledhje urgjente që ka nisur në orën 11:30.
Sipasa asaj që transmetojnë mediat vendase, pritet që Julen Lopetegu të shkarkohet pikërisht një ditë para startimit të Botërorit.
Pasuesi i tij pritet të jetë Rafa Benitez si trajner i Kombëtares pas shkarkimit të teknikut aktual, i cili është quajtur tradhëtar nga ana drejtuesve të Federatës.