Tenisi nuk është një disiplinë e dashur në Shqipëri, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së paktë në vendin tonë. Por, duket se kjo situatë do të ndryshojë brenda vitit të ardhshëm, ku në workshop të ITF në Maltë është premtuar se në Shqipëri do të vijnë fonde nga kjo Federatë për të rritur nivelin e tenisit kuqezi.
Shqipërisë iu premtua brenda këtij viti mbështetje financiare e veçantë e cila do të na shërbejë për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kupën Davis dhe mbulimim e nevojave të tjera të federatës për rritjen cilësore dhe sasiore të sportistëve tanë që na përfaqësojne në arenën ndërkombetare.
Por jo vetëm kaq. Si kurrë më parë FSHT mori mbështetje në mundësimin e granteve për turet e ekipeve U-14 dhe U-12 të lojtarëve shqiptar, stërvitje në Tiranë me ekspertë të ITF për disa javë dhe kurse specializimi për trajnerët.
Njoftimi i plotë:
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.