Venus Williams shkruan historinë. Amerikajna u kualifikua për herë të 9-të në finalen e Wimbledon, grand-slamit më të rëndësishëm të vitit, teksa në moshën 37-vjecare u bë gjithashtu tenistja më e vjetër që në shkon deri në finalen e këtij kompeticioni.
Në aktin e fundit të të slam-it londinez motra e madhe e familjes Williams do të ketë përballë spanjolle Garbine Muguruza. Venus u rikthye në finalen e Wimbledon pas 8 viteve mungesë ndërsa do të tentojë të fitojë titullin e saj të 6-të, mbi barin e All England Club.