Me shtyrjen e ndeshjes për tre ditë, mes Partizanit dhe Skënderbeut u rritën dhe shanset që të ketë një rikthim të mundshëm të kapitenit, Alban Hoxha. “Gardiani” i portës së “Të Kuqve”, u dëmtua në grumbullimin që pati me Kombëtaren.
Për këtë shkak, ai humbi ndeshjen me Luftëtarin këtë fundjavë. Rikuperimi i tij po shkon mirë dhe shpresat janë që të jetë gati për të hënën. Alban Hoxha nuk është se ka qënë shumë i mërzitur për ndeshjen që nuk luajti, pasi ai këtë fundjave u pa duke frekuentuar clubet e natës, nën një “shoqëri” të mirë.