Vasil Shkurtaj, sulmuesi i Kukësit, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH Sport ka thënë se tashmë nuk i shohin më ndeshjet e Partizanit, por më parë e kanë bërë diçka të tillë.
“Nuk i shikojmë ndeshjet e Partizanit, në fillim i shikonim, por tani jo. Merremi më shumë me veten tonë dhe shikojmë ndeshjet tona njëra pas tjetrës. Ne shpresojmë deri në momentin e fundit tek titulli kampion, pas ka akoma takime për t’u luajtur”, është shprehur Shkurtaj.