Tirana ka mundur të ngjitet sërish në Superligë brenda një kohe të shkurtër, duke lënë pas eksperiencën e keqe që u desh të përjetonin bardheblutë në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që do dhe pak ditë të hapet merkatoja, drejtuesit e klubit po mendojnë të përforcojnë ekipin, duke rujtur gjithmonë shtyllën e grupit.
Prioriteti i bardhebluve ka të bëjë me dy reparte, që janë sulmi dhe mbrojtja. Shumë emra lojtarësh kanë qarkulluar ditët e fundit, por ende nuk ka diçka konkrete. Drejtuesit po punojnë në fshehtësi të plotë për afrimet e reja, duke menduar për rinovimet dhe çështjen e trajnerit.
Me tu konfirmuar Ze Maria në krye të ekipit edhe për nje sezon, diçka e cila cilësohet si diçka e sigurt në kampin bardheblu, do të zbulohen dhe lëvizjet e reja sa i përket hyrje-daljeve në kampin kryeqytetas.