Kur gjithçka po shkonte në mënyrën më të mirë, Juventusi merr një goditje të rëndë përpara ndeshjes me Barcelonën. Paolo Dibala ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e së shtunës të fituar 0-2 ndaj Peskarës dhe u detyrua të lërë fushën e lojës në pamundësi për ta vazhduar atë.
Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët e Juventusit kanë dhënë lajmin e keq. Dibalës do t’I nevojiten disa ditë pushim për të rimarrë veten duke humbur kështu çerekfinalen e kthimit. Padyshim një mungesë e madhe kjo për bardhezinjtë pasi argjentinasi realizoi një dopietë në ndeshjen e parë të fituar 3-0 në “Juventus Stadium”.
Kualifikimi duket më pranë se kurrë, por gjithçka mund të ndodhë kur bëhet fjalë për Barcelonën tani edhe pas dëmtimit të Dibalës.