Partizani do të luajë ditën e sotme kundër Krasnodarit të Rusisë. Takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 4-0 në favor të miqve duke shuar pothuajse tërësisht shpresat e të kuqve për t’u kualifikuar në grupet e Europa League. Por një rezultat pozitiv i Partizanit në ndeshjen e sotme, do të ishte ogur i mirë për skuadrën kryeyqytetase për vitin tjetër. Në qoftë ekipi i kuq do të arrijë të kualifikohet përsëri për kupat e Europës, atëherë ai do të ketë koeficient më të lartë si skuadër për pjesëmarrjen në Europë. Fitorja ka koeficient më të lartë, por edhe barazimi do e ndihmonte shumë skuadrën e kuqe.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.