Klubi i Kamzës ditën e sotme e ka kthyer në festë. Sulmuesi Martinena feston datëlindjen e tij të 32. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, skuadra nga periferia e kryeqytetit e uron lojtarin për këtë moment të rëndësishëm për të, ku shihet edhe torta me stemën e Kamzës.
Kujtojmë që ditën e nesërme skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka do të luajë një sfidë shumë të rëndësishme, që në fakt është e para për vitin 2019-të.
Në Shkodër do të luhet dueli në Kupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, një sfidë që pritet të ketë shumë interes edhe nga ana e futbolldashësve, pasi kuqeblutë këtu kanë mundësinë që këtë vit, duke qenë se luajnë në një kategori më poshtë se elita, Kupën e shohin si kompeticion “ngushëllimi” për t’u ndeshur me të mëdhatë.
Gjithashtu, më pas fillon menjëherë kampionati, aty ku Kamza do të rifillojë “betejat” për të qendruar në Superiore. Ndeshja hapëse e javës së parë të fazës së tretë do të jetë përballë skuadrës së Tiranës në “Selman Stermasi”.