Sulmuesi shpërthyer polak Krzysztof Piatek ka thyer një tjetër rekord mbrëmjen e sotme pas fitores së radhës ndaj Empolit në shtëpi 3-0. 23-vjeçari shënoi golin e dytë të takimit duke bërë që të jetë lojtari i parë që nga 1998 që realizon në 5 ndeshjet e para të kampionatit italian. Rekordi mbahej nga një ish-bomber tjetër kuqezi, Oliver Bierhoff, i cili fitoi me “Djallin” Serinë A në vitin 1999.
Piatek është në hapat e “kalorësve” të shquar Van Basten, Shevchenko dhe Inzaghi që synon të kthehet në ikonën e Milanit.
Ai mban vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë me 18 gola, një më pak se Cristiano Ronaldo, i cili luan të dielën me Juventusin në fushën e Bolonjës dhe ka mundësinë të kapë shifrën e 20 golave.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.