Ditën e nesërme do të luhet një ndeshje shumë interesante për kampionatin shqiptar. Partizani pret në “Selman Stermasi” Kukësin, e vlefshme për javën e 17-të të Superligës.
Një ditë para takimit, në konferencën e zakonshme për mediat, ka qenë mbrojtësi Gësim Krasniqi, i cili është shprehur se për shumë kohë ka mbrojtur fanellën e Partizanit, e ndërsa tashmë gjithçka ka kaluar në krahun tjetër.
Përballja me ish-skuadran, Partizanin
“Të jem i sinqertë, ndeshja e nesërme përballë Partizanit është shumë emocionuese për mua, pasi prej disa vitesh kam qenë pjesë e të kuqve. Dikur, kur isha pjesë e ekipit kryeqytetas, ‘luftoja’ për të mundur skuadrën e Kukësit ndërsa sot ndodh e kundërta.
Është një ndeshje e veçantë dhe shpesoj të arrijmë që ta fitojmë këtë sfidë. Ka ardhur koha që edhe ekipin e Partizanim ‘ta ulim me këmbë në tokë’. Si ish lojtar i të kuqve kam biseduar me trajnerin Cungu dhe me zëvendës trajneri Hallaçi për disa element të veçantë që skuadra e Partizanit i disponon.
Masat ndaj kundërshtarit
Nëse skuadra jonë e humbet këtë sfidë nuk duhet ta humbasë nga gabimet tona por me meritë të kundërshtarit, ndërkohë që i kemi marrë të gjitha masat për të mos ndodhur një gjë e tillë.
Unë kam respekt për klubin e Partizanit si dhe tifozët, pasi kam kaluar një kohë të konsiderueshme në atë skuadër. Do të dëshirojë shumë që ndeshja e nesërme të luhej më praninë e tifozëve e të dyjave ekipeve. Skema e re 3-4-3, e aplikuar 3 ndeshjet e fundit, ka rezultuar me sukses pasi kemi arritur të marim pikët maksimale gjatë tre ndeshjeve të fundit.
Situata me Reginaldon
Sa i takon situatës së sulmuesit Reginaldo mud të them që mozambikasi ka qenë i shpërqëndruar për arsyet e tij familjare, por tashmë është sërvitur mirë me skuadrën dhe shpresoj që të ndikojë në fitoren e ndeshjes.