Mendohej se do ishte ai që do udhëhiqte kombëtaren e Shqipërisë dhe do ishte lideri kuqezinjve, por Shkëlzen Gashi duket se tashmë është shumë larg ditëve të tij të arta. Sulmuesi që në dy vite rradhazi në 2014 dhe 2015 fitoi ‘Këpucën e Artë’ në kampionatin zvicerian ka që nga viti 2016 që është transferuar në Amerikë te Colorado Rapids ku në këtë periudhë nuk po gëzon një formë të mirë.
Ai tashmë është një lojtar rezervë te Colorado, ku në fillim shkëlqeu me gola, nga të cilat disa ishin edhe spektakolarë. Edhe me kombëtaren e Shqipërisë tashmë ai është një i ‘harruar’, ku nuk grumbullohet që nga viti 2016. Ka nga ata që thonë se Gashi me kombëtaren po vuan atë rast të humbur kundër Zvicrës në Euro 2016, por edhe nga ata që e konsiderojnë se Gashi nuk e ‘do’ më kombëtaren pasi ndodhet shumë larg.
Të gjithë kishin shpresa të mëdha te 29-vjeçar se ai do ishte ‘bomberi’ ynë dhe ai që do bënte diferencën, por që kurrë nuk arriti ta bënte.