Barazimi i djeshëm 2-2 me Kamzën në transfertë ka rikthyher edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve ecurinë aspak pozitive të Flamurtarit në këto javë të para të kampionatit. Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha në fillim të sezonit, duket se me kalimin e kohës gjërat janë vështirësuar.
Aktualisht, pas javës së tetë të kampionatit, vlonjatët renditen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me vetëm 11 pikë të grumbulluara. Nëse bëjmë një krahasim me skuadrat e tjera pretendete, difenca është +5 apo 6 pikë, kjo tregon se rruga drejt titullit për Flamurtarin është vështirësuar shumë.
Në këto kushte, në kampin vlonjat kanë nisur të bëhen llogaritë se çfarë i nevojitet apo mungon kësaj skuadre për të qenë në listën e më të mirëve. Kjo është pyetja që po qarkullon në ambientet e Flamurtarit dhe nuk dihet ende se kur do të gjendet përgjigja, pasi në këto kushte, mund të themi me siguri se kjo skuadër do të mbetet në zonën e ftohtë dhe nuk do të kënë mundësi të jenë sfidantë të denjë në garën për titull.