Merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë në shtëpinë e Lazios. Protagonist pritet të jetë po ai, Igli Tare. Arkitekti i kësaj skuadre është gati të bëj zbulimin e radhës dhe mediat italiane e kanë “nuhatur” dëshirën e tij.
Sipas “Calciomercato.web”, ish-bomberi i kombëtares shqiptare ka identifikuar Eljif Elmas si përforcimin ideal për bardhekaltërit. Situata kaotike që po kalon Fenerbahce mund ta nxjerr në ankand talentin maqedonas.
Pak ditë më parë, qarkulloi një lajm që Lazio kishte ofruar 15 milionë euro për kartonin e 19 vjeçarit, i cili ndiqet edhe nga Tottenham, Fiorentina dhe Zenit St. Petersburg. Një konkurencë mjaft e fortë, që pritet të rrisë çmimin e kartonit të Elmas, i cili është i destinuar për tu larguar nga “Fenerët”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.