Pas Kristal Abazajt, një tjetër talent i Skënderbeut ka përfunduar në Belgjikë. Bëhet fjalë për futbollistin korçar, Jorgo Pëllumbi. Ky i fundit do të provohet në Belgjikë te ekipi i Sint-Truiden.
Newsport.al ka siguruar foto të ftesës së klubit belg, për lojtarin korçar.
17 vjeçari do të zhvillojë një provë 4 ditore te klubi i njohur, ndërsa më pas do të vendoset për fatin e tij.
Edhe pse vetëm 17 vjeçar, Pëllumbi është grumbulluar edhe me ekipin A të Skënderbeut./ Newsport.al