Myrto Uzuni u përfol për një huazim të mundëshm te Luftëtari. Talenti i Shpresave dhe Apolonisë së Fierit, i kontaktuar nga newsport.al e ka mohuar një kalim të mundshëm te skuadra gjirokastrite, teksa është pyetur nëse është në bisedime me drejtuesit e Gjirokastrës. Përgjigja e tij ka qenë e prerë: “Jo, nuk jam duke u huazuar te Luftëtari”, ka deklaruar Uzuni për newsport.al.
Kujtojmë që Uzuni u kërkua me ngulm nga Partizani, por kontrata e tij me Apoloninë u bë pengesë për kalimin e tij te 15-herë kampionët e vendit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.