Tashmë është zyrtare. Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Baselit. Talenti i kombëtares kosovare la Genk në formulën e huazimit, teksa ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare me gjigantin zvicerian. Në pronocimin e parë si futbollist i Basel, Zhegrova është shfaqur mjaft i emocionuar, teksa ka theksuar se erdhi këtu për shkak të historisë së këtij klubi.
“Jam shumë i emocionuar pasi është një ekip i ri për mua, një jetë e re për mua. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubit të madh, klubi më i madh në Zvicër. Për mua është e madhe dhe do ta bëjë më të mirën, të ndihmoj sa më shumë që mundem që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.
“E kam zgjedhur Baselin, pasi këtu kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj. Është një mundësi e madhe që të luaj këtu.
A jeni takuar me ndonjë bashkëlojtarë? Po, aspo jam takuar me Albianin (Ajetin), i cili po ashtu vjen nga vendi im. Jam i emocionuar që do t’i takoj edhe bashkëlojtarët e tjerë“,-ka thënë Zhegrova në intervistën e parë për klubin.
Kujtojmë që te Baseli Zhegrova do të ketë shok skuadre edhe mesfushorin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.