Lautaro Martinez është lojtari më i ri i Interit. Ish-sulmuesi i Racing Club është prezantuar sot para mediave ku ka dhënë përshtypjet e para me të mbërritur në klubin zikaltër. 20-vjeçari është shprehur se nuk është menduar dy herë për të zgjedhur Interin, pasi që në fëmijëri dëshironte ekipin italian.
“Gjithçka po shkon shumë mirë që nga mbrritja ime këtu. Shokët e skuadrës më kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer. Po punoj me një grup fantastik futbollistësh, me një trajner shumë të mirë dhe me shumë impenjim. Për mua janë interesuar edhe disa klube të tjera por që kur erdhi oferta e Interit nuk u mendova dy herë dhe vendosa ta pranoja menjëherë.
Sigurisht i shtyrë edhe nga Diego Milito që është pjesë e stafit drejtues të Racing Club i cili më ka folur për emrin dhe rëndësinë e madhe që ka Interi si klub.Që i vogël jam frymëzuar nga Radamel Falcao më pëlqenin lëvizjet e tij në fushë dhe mbi të gjithë stili i lojës. Pse Lautaro dhe jo Martinez, emri në fanellë? Sepse mbiemri im Martinez është shumë i përhapur ndërsa Lautaro është një emër i veçantë”.
Kujtojmë që Martinez kushtoi rreth 25 milionë euro, ku ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian.